Arrestohet autori i krimit te dyfishte ne Lac | Lajme - News

2020-06-23 1

Ky është Eduart Lamaj, personi që vrau Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin në Laç, 3 javë më parë. Me tubin e oksigjenit në hundë, 30-vjeçari u gjet brenda klinikës ?Amavita? në hyrje të Qyteti Studenti.

Pas vrasjes së dyfishtë në Laç, Eduart Lamaj erdhi në Tiranë, por fakti që ishte plagosur, bëri që t?i infektohej plaga dhe i duhej mjekim.

Për këtë shkak ai dyshohet se pagoi 10 mijë Euro për dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama për ta operuar brenda klinikës ?Amavita?.

Mjekët e realizuan operacionin dhe këmba po i rikuperohej Eduart Lamajt, siç dallohet edhe në këtë foto.

Por ndërkohë që i riu ishte në spital, policia ishte duke e përgjuar pasi e zbuloi nga gjurmët që la brenda hotelit ku bëri vrasjen në Laç.

Siç dallohet nga kamerat e sigurisë, 30-vjeçari mbeti i plagosur, duke lënë gjurmë gjaku brenda hotelit.

Policia ka arrestuar edhe dy mjekët të cilën fshehën ngjarjen. Para hetuesve, Eduart Lamaj ka pranuar vrasjen, por thotë se iu kundërpërgjigj të shtënave.

?Nuk doja t?i vrisja. Shkova te hoteli pasi pronari Ari Allamani më kishte një borxh. Doja të shkatërroja hotelin. Ata më qëlluan me armë prandaj u përgjigja?.

30-vjeçari ka tentar ta quajë vrasjen si vetëmbrojtje, por e ka tradhëtuar veshja dhe personat e tjerë që ishin të maskuar.

Policia është në kërkim edhe të 3 personave të tjerë që ndihmuan për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Ndërkohë Kreshnik Tusha, i arrestuari i parë për vasjen, rezulton se nuk ka lidhje.

Ai është qëlluar nga autorët që bënë vrasjen, pasi menduan se u kishte bërë pritë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange